Në frymën e gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe të drejtave të barabarta, UP-ja ka shënuar Javën e Krenarisë, për të riafirmuar angazhimin e vet për të nxitur një mjedis gjithëpërfshirës brenda akademisë. UP-ja beson në vlerën dhe dinjitetin e natyrshëm të çdo individi, pavarësisht nga orientimi seksual, identiteti gjinor ose karakteristikat tjera individuale.
Java e Krenarisë shërben si një kujtesë e fuqishme se lufta për të drejtat e personave LGBTQI+ nuk kufizohet në një kornizë kohore të caktuar, por kërkon përpjekje të qëndrueshme gjatë gjithë vitit. Si institucion i arsimit të lartë, është përgjegjësi e jona që të ngremë njohuritë, thyejmë paragjykimet dhe të krijojmë hapësirë të sigurt dhe mbështetëse për të gjithë anëtarët e universitetit tonë.
Në fjalën e tij, rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, theksoi mbështetjen e palëkundur që UP-ja ka për të drejtat e njeriut.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të krijuar një mjedis universitar që vlerëson dhe respekton identitetet e ndryshme të të gjithë individëve. Së bashku, ne përpiqemi të krijojmë një të ardhme, ku dashuria, pranimi dhe barazia nuk festohen vetëm gjatë një muaji të caktuar, por përqafohen gjatë gjithë vitit, duke frymëzuar gjeneratën e ardhshme të liderëve, për të ndërtuar një botë që është vërtet gjithëpërfshirëse për të gjithë”.
Në fjalët e tyre, z. Dominic McIntyre, nga Ambasada e Amerikës në Kosovë, dhe z. Frank Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës, theksuan rëndësinë që ka universiteti në përcjelljen e dijes së bazuar në evidenca empirike si dhe përgjegjësinë e krijimit të gjeneratave që respektojnë të drejtat fundamentale të njeriut.
Ndërsa, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, poashtu përshëndeti eventin, duke e njohur këtë si hap të rëndësishëm dhe shpresëdhënës për shoqërinë.
UP-ja është e përkushtuar në vlerat e drejtësisë sociale, gjithëpërfshirjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Urime Java e Krenarisë 2023!
Në frymën e gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe të drejtave të barabarta, UP-ja ka shënuar Javën e Krenarisë, për të riafirmuar angazhimin e vet për të nxitur një mjedis gjithëpërfshirës brenda akademisë. UP-ja beson në vlerën dhe dinjitetin e natyrshëm të çdo individi, pavarësisht nga orientimi seksual, identiteti gjinor ose karakteristikat tjera individuale.
Java e Krenarisë shërben si një kujtesë e fuqishme se lufta për të drejtat e personave LGBTQI+ nuk kufizohet në një kornizë kohore të caktuar, por kërkon përpjekje të qëndrueshme gjatë gjithë vitit. Si institucion i arsimit të lartë, është përgjegjësi e jona që të ngremë njohuritë, thyejmë paragjykimet dhe të krijojmë hapësirë të sigurt dhe mbështetëse për të gjithë anëtarët e universitetit tonë.
Në fjalën e tij, rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, theksoi mbështetjen e palëkundur që UP-ja ka për të drejtat e njeriut.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të krijuar një mjedis universitar që vlerëson dhe respekton identitetet e ndryshme të të gjithë individëve. Së bashku, ne përpiqemi të krijojmë një të ardhme, ku dashuria, pranimi dhe barazia nuk festohen vetëm gjatë një muaji të caktuar, por përqafohen gjatë gjithë vitit, duke frymëzuar gjeneratën e ardhshme të liderëve, për të ndërtuar një botë që është vërtet gjithëpërfshirëse për të gjithë”, tha Rektori.