UP Talks

UP Talks

UP Talks është një seri ligjëratash dhe diskutimesh nga ekspertë, profesionistë dhe personalitete të njohura vendase e ndërkombëtare. Përmes kësaj platforme promovohen dialogu akademik, shkëmbimi i ideve dhe trajtimi i temave me interes për shoqërinë.

Rreth UP Talks

UP Talks është iniciativë e Universitetit të Prishtinës që sjell ligjërata publike me profesorë, studiues, profesionistë dhe personalitete të njohura. Çdo ligjëratë trajton tema aktuale nga fusha e arsimit, shkencës, teknologjisë, kulturës, ekonomisë dhe zhvillimit të shoqërisë.

Të gjitha ligjëratat incizohen dhe arkivohen në uebfaqen e Universitetit të Prishtinës për t'u ofruar studentëve, stafit akademik dhe publikut qasje të vazhdueshme në përmbajtje cilësore akademike.

Tema Kush vendos për shëndetin tonë
Ligjëruesi Prof. Dr. Zanfina Ademi
Institucioni Universiteti i Prishtinës
Data 24 Qershor 2026

Rreth ligjëruesit

Prof. Dr. Zanfina Ademi

Profesoreshë e Ekonomisë Shëndetësore dhe udhëheq Grupin Kërkimor për Ekonominë Shëndetësore dhe Vlerësimin e Politikave (HEPER) në Fakultetin e Farmacisë dhe Shkencave Farmaceutike të Universitetit Monash, Australi. Vizioni i saj kërkimor është përmirësimi i shëndetit dhe zvogëlimi i pabarazive në shoqëri përmes përdorimit të dëshmive cilësore epidemiologjike dhe ekonomike në shëndetësi, si bazë për vendimmarrje. Prof. Ademi është e njohur ndërkombëtarisht për kontributin e saj në ekonominë shëndetësore të parandalimit, skriningun gjenomik të popullatës, menaxhimin e sëmundjeve dhe zhvillimin e treguesve inovativë të shëndetit, si Vitet e Jetës të Përshtatura sipas Produktivitetit (Productivity Adjusted Life Years – PALYs), të cilët ndihmojnë në marrjen e vendimeve në nivel të popullatës.