DiLanEdu-WB

DiLanEdu-WB: Digital Transformation in Language Study and Education of the Western Balkans
Titulli i projektit: Digital Transformation in Language Study and Education of the Western Balkans
Nr. i Projektit: 101179642
Akronimi: DiLanEdu-WB
Programi: Erasmus Plus (ERASMUS-EDU-CBHE)
Kohëzgjatja: 36 muaj
Fillimi i projektit: 2024
Mbarimi i projektit: 2027
Institucioni që e koordinon projektin: LOGOS University College
Partner: Universiteti i Prishtinës
Koordinatore për UP: Prof. Asoc. Dr. Arlinda Beka [email protected]
Përshkrimi i projektit
DiLanEdu-WB është një projekt 36-mujor që synon transformimin digjital të studimit dhe edukimit të gjuhëve në Ballkanin Perëndimor, përmes integrimit të metodave digjitale dhe teknologjive bashkëkohore në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Në Epokën Digjitale, nxënësit dhe studentët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në mjedise digjitale, gjë që kërkon një transformim të mënyrës se si gjuhët mësohen dhe trajtohen në institucionet arsimore, përmes integrimit të metodave dhe mjeteve digjitale. Projekti i përgjigjet kësaj nevoje duke synuar përmirësimin e komunikimit, zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe integrimin e teknologjisë përmes laboratorëve.
Projekti fokusohet në avancimin e kurrikulave universitare duke e bërë më atraktive për studentët, zhvillimin e përmbajtjeve digjitale dhe krijimin e laboratorëve të specializuar për mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e gjuhëve.
Institucionet partnere
- LOGOS University College
- Universiteti i Tiranës
- Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës
- Universiteti i Banja Lukës
- Universiteti i Sarajevës
- Universiteti i Prishtinës
- Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”
- Universiteti “Mediteran” në Podgoricë
- Panepistimio Dytikis Makedonias
- Otto-von-Guericke-Universität Magdeburg
- British School of Tirana
- SHFM “Faik Konica”, Prishtinë
- Javna Predškolska Ustanova “Trol”
- JU Gimnazija “Miloje Dobrašinović”
- Tessera Sistimata Pliroforikis AE