Politikat e Privatësisë në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës (në vijim: Universiteti) është i përkushtuar të trajtojë të dhënat personale në mënyrë të drejtë, të ligjshme dhe transparente. Si pjesë e këtij përkushtimi dhe në përputhje me detyrimet ligjore, Universiteti publikon dokumente të quajtura Politka të Privatësisë, ku shpjegohet se si grumbullohen, përdoren, ruhen dhe mbrohen të dhënat personale. 

Duke qenë se mënyra e mbledhjes së të dhënave ndryshon sipas kategorive të ndryshme të individëve, Universiteti ka hartuar politika privatësie të veçanta për secilën kategori. Këto politika respektojnë parimet themelore të mbrojtjës së të dhënave përfshirë: ligjshmërinë, drejtësinë, transparencën, kufizimin e qëllimit, minimizimin e të dhënave, saktësinë, kufizimin e ruajtjës, integritetin, konfidencialitetin dhe llogaridhënien.

Universiteti vepron në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-082 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim: “Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale”), i cili është harmonizuar me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (GDPR).

 

Vërejtje: Këto politika privatësie janë hartuar në referencë të Ligjit të Kosovës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Universiteti i Prishtinës mund t’i përditësojë periodikisht këto politika, për t’iu përshtatur ndryshimeve ligjore ose operacionale. 

Për çdo kërkesë lidhur me ushtrimin e të drejtave tuaja sipas kësaj Politike të Privatësisë, ose për çdo pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected].