Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta

Universiteti i Prishtinës ka inauguruar Qendrën për Nevoja të Veçanta, një qendër që synon të ofrojë mbështetje gjithëpërfshirëse dhe shërbime për studentët me nevoja të veçanta, duke siguruar qasje të barabartë në mundësitë arsimore dhe duke krijuar një mjedis akademik
gjithëpërfshirës. 

Kjo qendër është inauguruar në prill të vitit 2024 falë bashkëpunimit mes UP-së, zyrës së zëvendëskryeministrit të parë, Forumit Kosovar për Aftësinë e Kufizuar dhe UNDP-së, e cila ka qenë donatore për ofrimin e pajisjeve që ndihmojnë studentët me nevoja të veçanta në
procesin e tyre mësimor. Pajisjet përfshijnë mjete teknologjike të avancuara që lehtësojnë procesin e mësimit për studentët me nevoja të veçanta. 

 

Qendra tashmë ka një praktikante dhe është funksionale gjatë gjithë ditëve të javës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për këta studentë.

Linku: https://www.facebook.com/profile.php?id=61560265974504