MAGNET
Titulli i projektit: Rritja Menaxheriale dhe Qeverisja përmes Mësimdhënies
Nr. Projektit: 101083006
Akronimi: MAGNET
Programi: Erasmus Plus (ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-1), Agjencia Ekzekutive Evropiane e Arsimit dhe Kulturës
Kohëzgjatja: 36 muaj
Fillimi i projektit: 2022
Mbarimi i projektit: 2025
Përmbledhje:
Projekti MAGNET synon të zhvilloj një rrjetëzim në Pedagogjinë Universitare në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet transferimit të njohurive nga vendet që e kanë të themeluar “Qendrën për Mësimdhënie dhe të Nxënë”. Objektivi kryesor i projektit përfshinë transferimin e njohurive, prodhimin e materialeve arsimore, themelimin e “Qendrave për Mësimdhënie dhe të Nxënë”, si dhe krijimin e qëndrueshëm të “Rrjetit Ballkanik për Pedagogjinë Universitare” BALKANETUP.
Aktivitetet e projektit janë:
1. Hulumtimi dhe analiza e nevojave mësimore të stafit akademik.
2. Krijimi i “Qendrës për Mësimdhënie dhe të Nxënë” në vendet e Ballkanit Perëndimor.
3. Dizajnimi dhe funksionimi i një platforme elektronike mbështetëse për BALKANETUP, me qëllim të komunikimit dhe shkëmbimit të produkteve nga projekti MAGNET.
5. Zhvillimi i kurseve të trajnimit, me module/kurse me kredi (ECTS) të caktuara, që do të lançohen ballë për ballë ose nëpërmjet metodave të e-Learning.
6. Bashkëpunimi i partnerëve nëpërmjet webinareve, takimeve ballë për ballë, seminareve dhe konferencave.
7. Zbatimi modern, inovator dhe transformues i stretegjive mësmore me në qendër studentin në institucionet e arsimit të lartë.
Koordinator: Universiteti Demokratik i Thrakës, Alexandroupolis
Partnerë: Universiteti i Patrës, Patra; Kolegji Universiar “LOGOS”, Tiranë; Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës; Universiteti i Arteve, Beograd; Universiteti “Donja Gorica”, Podgoricë; Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Prishtinë; Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit, Mitrovicë; Universiteti Banja Luca, Banja Luca; Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë; Universiteti Medicinal meditcinsky universitet, Plovdiv; Universiteti i Sarajevës, Sarajevë.
Person kontakti: [email protected]