Visegard Scholarship

Fondi Visegrad i cili financohet nga shtetet e Visegrad (Poloni, Republikë Çeke, Hungaria dhe Sllovakia) ofron bursa për studentë dhe hulumtues në programet e studimeve master dhe të doktoratës.

Përfitues të këtyre bursave mund të jenë të gjithë studentët dhe hulumtuesit nga Kosova të cilët janë të interesuar për të studiuar jashtë vendit në çdo universitet/institut të akredituar në një prej shteteve të Visegradit (Çeki, Hungari, Poloni, Sllovaki) dhe anasjelltas.

Periudha e mbështetjes së studimit/kërkimit është 1-2 semestra për studime të nivelit Master me kohë të plotë ose studime/kërkime të nivelit Doktoraturë me kohë të plotë.

Shuma e mbështetjes është 3,000 €/semestër për studiues + 1,500 €/semestër për institucionin pritës.

Për më shumë rreth programit dhe kritereve të aplikimit shih linkun:

https://www.visegradfund.org/apply/mobilities/visegrad-scholarships/