Nga shtëpitë-shkolla te akademia – rrugëtimi profesional i Teuta Abrashit

27 Prill 2025
SHARE

Në episodin e radhës të UPpodcast, i kushtohemi rrugëtimit profesional të profesoreshës Teuta Abrashi, Doktore e Shkencave Filologjike, me rastin e pensionimit të saj.

Duke ndjekur një histori që nis në Gjermani dhe zhvillohet ndër vite sfiduese për arsimin në Kosovë, episodi sjell reflektime mbi përvojën e saj akademike, sfidat e viteve ’90, rolin në themelimin dhe zhvillimin e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, si dhe mesazhet që ajo lë për studentët dhe kolegët e saj.

Diskutimi moderohet nga PhD. Cand. Uridije Lajci.

Ju ftojmë ta dëgjoni dhe ta ndani me të tjerët!