UPpodcast: Inteligjenca artificiale dhe çrregullimi informativ

13 Janar 2025
SHARE

Në episodin e IV-të të UPpodcast do të trajtojmë një temë shumë të rëndësishme dhe aktuale, zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në çrregullimin informativ. 

Në këtë epokë të informacionit, inteligjenca artificiale po ofron mundësi të jashtëzakonshme për përmirësimin e jetës sonë, por gjithashtu sjell edhe sfida dhe rreziqe të reja. 

Mysafir i këtij episodi është profesori Blerim Rexha, i cili së bashku me asistentin Dren Gërguri, do të ndajnë njohuritë dhe perspektivat e tyre mbi këtë temë.

Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë, me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.

Ju ftojmë ta dëgjoni. 

 

Listen to "E4 Dren Gerguri - Blerim Rexha- Inteligjenca Artificale dhe çrregullimit informativ" on Spreaker.