Në episodin e dytë të UPpodcast, do të diskutohet një temë shumë aktuale dhe me rëndësi të madhe për shoqërinë bashkëkohore – lufta hibride. Një fenomen që ka ndryshuar mënyrën se si shtetet, aktorët joqeveritarë dhe individët veprojnë në arenën globale, lufta hibride kombinon metoda tradicionale dhe jo-tradicionale për të ndikuar dhe për të sfiduar stabilitetin.
Diskutimi zhvillohet ndërmjet profesorit Milazim Krasniqi, i cili është ekspert në strategji, komunikim dhe siguri ndërkombëtare dhe profesorit nga Departamenti i Gazetarisë, Gëzim Qerimi.
Ky episod i UPpodcast realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe mbështet financiarisht nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një projekti që ka për qëllim trajtimin e formave të çrregullta të informacionit në mjedisin digjital.
Ju ftojmë ta dëgjoni.
Listen to "Lufta hibride në epokën digjitale" on Spreaker.