Verifikimi i lajmeve të rreme dhe përvojat e gazetarëve të rinj lidhur me këtë dukuri

21 Tetor 2023
SHARE

Temë e episodit të radhës së UP Podcast është verifikimi i lajmeve të rreme dhe përvojat e gazetarëve të rinj me këtë dukuri. Studentja në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Bleona Thaçi, së bashku me kolegët e saj gazetarë Fatjona Rudin dhe Etrit Rexhepin, flasin rreth mënyrës dhe rëndësisë për verifikim të lajmeve të rreme, si dhe ndajnë përvojat e tyre gjatë praktikës  gjashtëmujore në Kosovo 2.0 dhe Hybrid.info.

Praktika gjashtëmujore, nga e cila përfituan 10 studentë, ishte pjesë e programit të gazetarëve të rinj, program i komunitetit lokal të OKB-së, që zbatohet në Kosovë nga dy organizata ndërkombëtare UNDP dhe UNFPA, në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së.

 

 

Listen to "Verifikimi i lajmeve të rreme dhe përvojat e gazetarëve të rinj lidhur me këtë dukuri" on Spreaker.