Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie
Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie (QPM) është e dedikuar për avancimin e praktikave të mësimdhënies dhe promovimin e përsosmërisë në arsimin e lartë. Si një qendër e përkushtuar për arsimimin dhe fuqizimin e personelit akademik të UP-së dhe IAL të tjera, ajo mundëson krijimin e përvojave transformuese të të nxënit dhe nxitjen e një kulture të përmirësimit të vazhdueshëm dhe rritje të efektivitetit në mësimdhënie.
Misioni ynë është i dyfishtë: të frymëzojmë dhe pajisim mësimdhënësit me njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për të shkëlqyer në praktikat e tyre të mësimdhënies dhe të krijojmë një mjedis që promovon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive midis mësimdhënësve në nivel institucional, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Punëtoritë dhe seminaret tona të zhvillimit profesional ofrojnë mundësi për profesorët dhe asistentët që të eksplorojnë strategji inovative të mësimdhënies, të inkorporojnë teknologjinë në klasë dhe të përfshihen në praktikat reflektuese të mësimdhënies. Poashtu, qendra jonë angazhohet në mënyrë aktive në kërkime dhe vlerësime për të gjeneruar praktika të bazuara në dëshmi dhe për të kontribuar në dialogun e vazhdueshëm për përsosmëri në mësimdhënie.
Për më shumë inormacione vizitoni UEB Faqen e Qendrës në linkun në vijim.
Linku: https://qpm.uni-pr.edu/