Njoftim për mbrojte të punimit të doktoratës të kandidatit Samir Avdiaj

09 Dhjetor 2025
SHARE

Njoftojmë të interesuarit se MA Samir Avdiaj me datën 17. 12. 2025 (e mërkurë), në orën 11:00, në sallën e dekanatit të Fakultetit të Filologjisë, mbron punimin e doktoratës, me titull:Kompetencat e mësimdhënësve të Gjuhës Shqipe në arsimin parauniversitar lidhur me normën e shkruar”.

Mentor i parë është Prof. Rrahman Paçarizi dhe mentor i dytë është Prof. Atdhe Hykolli.

Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe bëhet para komisionit:

  1. Prof. asoc. Shpëtim Elezi- kryetar,
  2. Prof. asst. Kadire Binaj - anëtare dhe
  3. Prof. Berton Sulejmani – anëtar, (Universiteti i Tetovës- Maqedonia e Veriut).