Njoftojmë të interesuarit se MA Saranda Buzhala, me datën 21. 11. 2023 (e martë), ora 11:00, në sallën e dekanatit të Fakultetit të Filologjisë, mbron punimin e doktoratës, me titull: “Miti si strukturë semantike dhe strategji retorike në letërsinë shqipe mes dy luftërave botërore”.
Mentor i kandidates dhe punimit të doktoratës është prof. asoc. dr. Anton Berishaj.
Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe bëhet para komisionit:
1. Prof. dr. Nysret Krasniqi, kryetar,
2. Prof. asoc. dr. Qibrije Demiri- Frangu, anëtare, dhe
3. Prof. dr. Dhurata Shehri, anëtare.