Njoftojmë të interesuarit se me datë 22.05.2023 në ora 11:00 në hapësirat e Gjimnazit Matematikor që gjendet pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, DMV. Artan Studenica mbron punimin e doktoratës, me titull: "Prevalenca e kontaminimit bakteror në mostrat e djathit shtëpiak në tregun informal në Kosovë”. Mentor ikandidatit dhe punimit të doktoratës është Prof. Dr. Gjyle Mulliqi-Osmani dhe bashkë-mentor Prof. Dr. Erwin Märtlbauer.
Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe do të bëhet para komisionit profesional, në përbërje nga:
- Prof. Asoc. Dr. Alltane Kryeziu – kryetare e komisionit (Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës “HasanPrishtina”)
- Prof. Dr. Tahire Maloku-Gjergji – anëtare e komisionit (Fakulteti i Mjekësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”)
- Prof. Asoc. Dr. Ismail Ferati - anëtar i jashtëm i komisionit (Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit – Universiteti Shtetëror i Tetovës).
Dekani:
Prof. Dr. Bedri Dragusha