KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE THEMELORE

12 Korrik 2022
SHARE

Të dashur maturantë,

Me kënaqësi, ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2022/2023.

Gjithsej 5497 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

Për të gjithë të interesuarit, UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri më datë 19 korrik 2022.

Për konkursin e plotë klikoni KËTU.

Shënim: Sipas Udhëzimit Administrativ të MASHTI-t, nr. 09/2021, për aplikimin e pagesave të studentëve në IAL, kandidatët për studentë në UP lirohen nga pagesa e tarifës prej 2.5 euro, për provim pranues. 

Suksese!

#BëhuUP