Hapet konkursi për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës në vitin akademik 2023-2024

25 Tetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall hapjen e konkursit për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës në vitin akademik 2023-2024.

Universiteti i Prishtinës për studimet e doktoratës do të regjistrojë 46 studentë, në pesë (5) programe studimore në kuadër të tre (3) fakulteteve.

Vërejtje: Aplikimi nga kandidatët bëhet përmes platformës elektronike http://apliko.uni-pr.edu, nga dita e shpalljes së konkursit deri më 03.11.2023, në orën 16:00. Gjatë kësaj periudhe dhe pas aplikimit në formë elektronike, do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nga kandidatët dhe pranimi i tyre nga shërbimet administrative në njësitë akademike përkatëse. Dokumentacioni do të pranohet gjatë ditëve të punës.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU: