Pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, për akreditimin e programeve studimore Fizikë dhe Gjeografi në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shpallë të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve në vitin e pare të studimeve themelore – baçelor.
Në këtë afat të konkursit në të dyja programet studimore do të regjistrohen 150 studentë të rregullt.
Për kushtet e përgjithshme, afatet e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, lexoni konkursin e plotë, të cilin e gjeni duke klikuar KËTU.
Suksese!
#BëhuUP