Erasmus+ në "Jan Evangelista Purkyně University” në Republikën Çeke.

22 Shkurt 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Jan Evangelista Purkyně University” në Republikën Çeke.

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Jan Evangelista Purkyně University", Çeki, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit për trajnim.

Për shkak të kërkesës nga partneri, përparësi aplikimi kanë stafi nga Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane;  

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

CV (në gjuhën angleze);

Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (niveli minimal i gjuhës B2).

 

Afati për aplikim është deri më: 28 shkurt 2022

Dokumentet me titull "Jan Evangelista Purkyně University "duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] dhe [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura si pdf në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.