Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Çapriqi

20 Mars 2021
SHARE

E nderuara familje Çapriqi,

Pikëllues ishte lajmi për ndarjen nga jeta i profesoreshës e studiueses së letërsisë angleze, përkthyeses dhe krijueses, prof. ass. dr. Sazana Çapriqi.

Profesoresha Çaprici ka dhënë një kontribut të pavdekshëm në arsimimin e studentëve, duke shërbyer si pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës për dekada me radhë.  Ajo ishte pjesë e UP-së fillimisht si studente, për të iu bashkuar më pas Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, si asistente për letërsi, në vitin 1990. Që nga ajo kohë, profesoreshë Çaprici u shqua për vullnet të pashoq dhe punë profesionale, ku ndër të tjerash, gjatë karrierës së saj, mori pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare, ka botuar monografi shkencore, e artikuj të shumtë shkencorë e publicistikë.

Në cilësinë e rektorit të UP-së, në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve dhe stafit të universitetit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të profesoreshë Sazana Çapriqi. Me mendje e zemër qëndrojmë pranë jush!

I juaji,
Prof. dr. Naser Sahiti – rektor