Stafi i QZhK-së mbajti punëtori në NICE Academy

13 Shtator 2022
SHARE

Në periudhën 7 deri më 10 shtator 2022, në Prishtinë, u mbajt Akademia e Organizatës Ndërkombëtare NICE (Network for Innovation in Career Guidance and Counselling in Europe) me temë "Deep-Human Competences, Career Development and Counselling" (Kompetencat e thella njerëzore, zhvillimi i karrierës dhe këshillimi).

Këshilltarët për karrierë të Qendrës për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, znj. Elmedina Nikoçeviq-Kurti dhe z. Shkumbin Tafilaj, ofruan punëtorinë me temë “Avancimi i aftësive praktike të këshilltarëve për karrierë” (Advancing career counselors’ practical skills) për pjesëmarrës vendorë dhe ndërkombëtarë nga vendet si: Estonia, Letonia, Shqipëria, etj.

Kjo punëtori njëditore kishte për qëllim përgatitjen e pjesëmarrësve të rinj në rolin e këshilltarit për karrierë me njohuri se si të ofrojnë, në mënyrë efektive, shërbime cilësore këshillimi dhe orientimi në karrierë në arsimin e lartë. Punëtoria u fokusua në aspektet përgatitore të profesionit të këshilltarit të karrierës, si dhe në tema për t'i ndihmuar ata të zgjerojnë fokusin e tyre në aftësitë praktike që u nevojiten për të avancuar në këtë fushë.

NICE Academy është ngjarja më e madhe në Evropë në fushën e këshillimit dhe udhëzimit në karrierë.