Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për projektin arkeologjik franko-kosovar në Kosovë

29 Korrik 2022
SHARE

Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit shkencor në mestë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ministrisë sëKulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Ecole NormaleSuperieure – Universiteti i Parisit, lidhur me misioninarkeologjik francez dhe kosovar në Kosovë, që ka për qëllimthellimin e bashkëpunimit akademik dhe kulturor.

Rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, me rastin e nënshkrimit tëmarrëveshjes, ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje nëzhvillimin e fushës akademike dhe asaj kulturore.

“Kultura dhe arkeologjia janë fusha specifike dhe thellimi ibashkëpunimit ndërinstitucional, padyshim se paraqet dobi dhezhvillim jo vetëm në aspektin kulturor, por edhe akdemik. Andajunë jam i lumtur që UP vazhdon të japë kontribut në këtëaspekt”, u shpreh rektori Sahiti. 

Duke uruar për nënshkrimin e marrëveshjes, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Çeku, ka përmendur ndikimin qëka kjo marrëveshje në fushën e arkeologjisë në Kosovë dheveçanërisht për parkun e Ulpianës.

“Parku i Ulpianës është i rëndësisë së veçantë, jo vetëm përMKRS-në, por edhe për të gjitha institucionet e tjera të Kosovësdhe për gjithë Kosovën në përgjithësi. Andaj jam i lumtur qëpërmes kësaj marrëveshjeje, arkeologjisë në Kosovë do t’i jepettrajtimi i duhur profesional”, ka thënë ministri Ceku.  

Nga ambasada e Francës në Kosovë, ambasadorja znj. Marie Christine Butel, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e quajtibashkëpunim të suksesshëm.

“Është mirë kur shohim se angazhimi i përbashkët, finalizohetme një marrëveshje të tillë, e cila paraqet sukses të përbashkët”, ka thënë me këtë rast ambasadorja Butel.

I pranishëm ishte edhe Profesor Christophe J. Goddard, i cili nëemër të grupit që do t’i zhvillojë punimet në Ulpianë, tha se vazhdimi i punës së përbashkët është shumë i rëndësishëm përKosovën, meqë Ulpiana të cilën e quajti Pompeii i dytë, ështënjë park i një rëndësie të veçantë arkeologjike.

“Kur punohet në grupe të përbëra nga diversiteti akademik dhekulturor, e vërejmë se edhe puna është më produktive dhe më e madhe vetvetiu. Andaj vazhdimi i kësaj marrëveshjeje, përveçkontributit të përbashkët, paraqet vullnetin e institucioneve tëKosovës për bashkëpunim të mëtejmë”, ka thënë prof. Goddard.