Nesër fillon edicioni i 21-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

11 Korrik 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës, në edicionin e 21-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, që organizohet nga data 12 deri më 22 korrik 2022, bën bashkë16 profesorë dhe rreth 200 studentë nga mbarë bota. Bashkë me studentët vendorë do të jenë rreth 350 studentë ndërkombëtar, të cilët do t’i ndjekin 13 kurse të fushave të ndryshme, të cilat do të ligjërohen me 13 profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe 3 punëtori të mbajtura nga profesorët ndërkombëtar.

Universiteti i Prishtinës për dy javë do të jetë nikoqir i profesorëve dhe studentëve nga Gjermania, Franca, Italia, Austria, Holanda Lituania, Turqia, Kina, Tajvani, Spanja, Rusia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Egjipti, Pakistani, Finlanda, Greqia, Rumania dhe Polonia.

Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësinë të përfitojnë njohuri nga fusha të ndryshme, të zhvillojnë aftësi të reja si dhe të njihen me kulturën, artin, historinë, traditën e mikpritjen tonë.

Për agjendën e ceremonisë hapëse, klikoni KËTU.

Ju urojmë mirëseardhje të gjithëve!