Mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës - Ma.Sc. Lirika Bërdynaj Syla

21 Qershor 2022
SHARE

Në bazë të nenit 127 al.1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, neni 18 al.3, të rregullores mbi studimet shkencore pasdiplomike, vendimi nr. 04/476, nga mbledhja e këshillit të Fakultetit të Edukimit, të datës 25.2.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP nr. 229, të datës 2.6.2022, kandidatës Lirika Bërdynaj Syla, PhD. cand, i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj mbi bazën e dispozitave të cekura më lart, shpallet ky


N J O F T I M


Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 28.6.2022, me fillim në ora 11:00, në sallën e doktoraturës, Ma.sc. Lirika Bërdynaj Syla, kandidate për doktoraturë, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: “Faktorët që ndikojnë në efektivitetin e detyrave të shtëpisë në arsimin fillor”, para komisionit profesional në përbërje:
1.    Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Ismajli, (Kryetare) Fakulteti i Edukimit-UP
2.    Prof. Asoc. Dr. Vlora Sylaj (Anëtare) Fakulteti i Edukimit- UP
3.    Prof. Dr. Bardhyl Musai (Anëtar i jashtëm) - Fakulteti i Shkencave Sociale-Universiteti i Tiranës, Republika e Shqipërisë.

Mentor i kandidatës  
Prof.Asoc.Blerim Saqipi

Prishtinë
13.6.2022