Mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës- Ma.sc. Zamira Gashi-Shatri

13 Prill 2022
SHARE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI I EDUKIMIT
Studimet Pasdiplomike të Doktoratës

Në bazë të nenit 127 al.1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, neni 18 al. 3, të rregullores mbi studimet shkencore pasdiplomike, vendimi nr. 04/477, nga mbledhja e këshillit të Fakultetit të Edukimit, të datës 25.2.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP nr. 385, të dates 7.3.2022, kandidates Zamira Gashi- Shatri, PhD. cand, i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj mbi bazën e dispozitave të cekura më lart, shpallet ky

N J O F T I M

Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 21.4.2022, me fillim në ora 13:00, në sallën e doktoraturës, Ma.sc. Zamira Gashi-Shatri, kandidate për doktoraturë, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull:” Ndikimi i teknikave të vlerësimit formativ në arritjet e nxënësve në fushën kurrikulare Shoqëria dhe mjedisi”, para komisionit profesional në përbërje:
1. Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Ismajli, (Kryetare) Fakulteti i Edukimit-UP
2. Prof. Asoc. Dr. Fatlume Berisha (Anëtare) Fakulteti i Edukimit- UP
3. Prof. Dr. Edmond Rapti (Anëtar i jashtëm)- Fakulteti i Shkencave Sociale-Universiteti i Tiranës, Republika e Shqipërisë.

Mentor i kandidates
Prof. Asoc. Dr. Naser Zabeli