UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI I EDUKIMIT
Studimet Pasdiplomike të Doktoratës
Në bazë të nenit 127 al.1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, neni 18 al. 3, të rregullores mbi studimet shkencore pasdiplomike, vendimi nr. 04/475, nga mbledhja e këshillit të Fakultetit të Edukimit, të datës 25.2.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP nr. 385, të dates 7.3.2022, kandidates Rajmonda Kurshumlia, PhD. cand, i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj mbi bazën e dispozitave të cekura më lart, shpallet ky
N J O F T I M
Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 21.4.2022, me fillim në ora 11:00, në sallën e doktoraturës, Ma.sc. Rajmonda Kurshumlia, kandidate për doktoraturë, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull:”Shfrytëzmi i metodës së mësimdhënies së ndërsjellë për zgjidhjen e problemeve matematikore me fjalë”, para komisionit profesional në përbërje:
1. Prof. Asoc. Dr. Majlinda Gjelaj, (Kryetare) Fakulteti i Edukimit-UP
2. Prof. Asoc. Dr. Blerim Saqipi (Anëtar) Fakulteti i Edukimit- UP
3. Prof. Dr. Bardhyl Musai (Anëtar i jashtëm)- Fakulteti i Shkencave Sociale-Universiteti i Tiranës, Republika e Shqipërisë.
Mentor i kandidates
Prof. Dr. Eda Vula