Komunikatë nga Kolegjiumi i Dekanëve

27 Tetor 2022
SHARE

Sot, me datë 27.10.2022, Kolegjiumi i dekanëve, nën udhëheqjen e ushtrueses së detyrës së rektorës, Prof. Ass. Dr. Luljeta Plakolli-Kasumi, mbajti takim konsultativ dhe diskutoi rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, Kolegjiumi i dekanëve, i dha mbështetje të plotë ushtrueses së detyrës së rektorës, Prof. Ass. Dr. Plakolli-Kasumi, në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në këtë periudhë tranzitore, duke bërë kërkesë për proces transparent dhe meritor të përzgjedhjes së rektorit të ri të UP-së. Po ashtu, Kolegjiumi i dekanëve vendosi që Rektorati t’i kërkojë ambasadave të huaja në Republikën e Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile që të monitorojnë procesin e zgjedhjes së rektorit/rektorës së re; që të ushtrohet transparencë maksimale ndaj çdo faze të përzgjedhjes, përfshirë dhe vet procesit intervistues. Vetëm konsensusi me akterët monitorues në këtë proces përzgjedhës mund të ofrojë një kandidat meritor, prandaj i qëndrojmë besnik parimit të hapjes maksimale dhe mbikëqyrjes së meritës së secilit kandidat në mënyrë aktive.