E nderuara familje Ahmetaj,
Me dhimbje e pranuam lajmin për humbjen e prof. dr. Skënder Ahmetajt.
Profesori i ndjerë është shquar për kontributin e dhënë si mësimdhënës në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, për dekada me radhë. Ai i ka shërbyer UP-së edhe si prodekan në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore dhe në FIEK.
Ahmetaj ishte mësimdhënës i Fizikës në UP për vite me radhë. Kolegët dhe studentët e vlerësuan për profesionalizmin dhe vullnetin e shfaqur për të punuar me përkushtim për arritjen e sukseseve të përbashkëta.
Për ndarjen e tij nga jeta, në cilësinë e rektores dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të prof. Skënder Ahmetajt.
U prehtë në paqe!
Prof. ass. dr. Luljeta Plakolli-Kasumi
U.d. e rektores së UP-së