Rektori Sahiti viziton studentet e lënduara nga aksidenti tek Mensa e Studentëve

30 Mars 2022
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, i shoqëruar nga prorektorja për mësimdhënie dhe çështje për studentë, prof. asoc dr. Mimoza Ibrani, dhe prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. asoc. dr. Albulena Blakaj, ka vizituar sot studentet e lënduara nga aksidenti i trafikut, i ndodhur dje në Prishtinë. 

Si pasojë e këtij aksidenti, katër studente të UP-së, këmbësore, kanë pësuar lëndime trupore nga goditja e veturës dhe aktualisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vizitën e tij, rektori Sahiti shprehu shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore të studenteve, si dhe iu uroi atyre shërim sa më të shpejtë. Ai bëri thirrje për vozitësit që të kenë kujdes të shtuar që rastet e tilla të mund të evitohen në të ardhmen.