Sqarim për opinionin publik

05 Janar 2022
SHARE

Lidhur me pretendimet e ngritura nga mediumi Kallxo.com se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është duke penguar avancimin e një gruaje në Konkursin për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në fakultetet e UP-së, njoftohet opinioni se në kategorinë e emërimeve për herë të parë në thirrjen asistent, përkatësisht punësimeve si asistent, në konkursin i cili është duke u përmbyllur, janë emëruar 52 asistentë, prej të cilëve 31 gra dhe 21 burra. Pra, afërisht 60 % e të emëruarve janë gra.

Universiteti i Prishtinës mbetet i përkushtuar të promovoj ndershmërinë dhe integritetin akademik dhe punësimet t’i realizoj bazuar në meritokraci, duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë pa asnjë lloj diskriminimi në bazë gjinie, race, orientimi seksual, statusi martesor, gjuhe, religjioni, besimi politik, përkatësie kombëtare, etnike ose sociale, statusi të lindjes apo ndonjë statusi tjetër.

Në këtë kontekst, si dhe me qëllim të sigurimit të transparencës së plotë të UP-së, ftohen mediat dhe organizatat e interesuara të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Senatit të UP-së, më fillim nga ora 14:00, në të cilën do të trajtohen pozitat e mbetura në Konkursin për personel akademik.