UP-ja dhe Universiteti i Lubjanës dakordohen për thellim të bashkëpunimit akademik

04 Janar 2023
SHARE

Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe mobilitet akademik në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Arta Basha-Jakupi, ka zhvilluar takim me prorektorin homolog në Universitetin e Lubjanës në Slloveni, prof. dr. Boshtjan Markoli. Gjatë këtij takimi, palët kanë diskutuar rreth mundësive të përafrimit të vizionit bashkëpunues në ndërkombëtarizimin e institucioneve të arsimit të lartë. Ky partneritet parashihet të ndikojë në zhvillimin e mëtutjeshëm akademik dhe hulumtues të Universitetit të Prishtinës.

Ky takim u zhvillua falë iniciativës së Fakultetit të Arkitekturës në UP, me në krye dekanen, prof. dr. Violeta Nushi, dhe prodekanen, prof. asoc. dr. Vlora Navakazi, së bashku me fakultetin partner në Lubjanë, i përfaqësuar nga prof. dr. Matej Blenkush, për rishikimin e kurrikulës dhe zhvillimin e mobiliteteve të këtyre dy njësive akademike.