SHËRBIMET
Për studentë që kërkon këshilla, informata për zhvillim të karrierës…
Për studentët e Universitetit të Prishtinës ne ofrojmë trajnime për mënyrat e përgatitjes së CV-së, letrës motivuese, këshilla për intervistë pune, informata rreth mënyrave të qasjes ndaj tregut të punës, trajnime për zhvillimin e shkathtësive që kërkon tregu i punës, shkathtësive të komunikimit dhe prezantimit si dhe trajnime tjera me tema të ndryshme.
Ne bëjmë informimin e studentëve për aktivitete të ndryshme përmes internetit (e-mailit, ueb faqes, PVK-së - Platformes Virtuale të Karrierës, E-Karriera), Këndeve Informuese të QZhk-së në Njësitë Akademike të UPHP-së, E-Karriera, Aplikacionit online për telefona të mençur dhe Facebook-ut.
QZhK u ofron studentëve mundësi që përmes saj të sigurojnë punë praktike në kompani, institucione dhe organizata të ndryshme.
Po ashtu, studentëve që u pëlqen puna vullnetare, që janë komunikativ, të motivuar, të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, QZhK u ofron mundësi që të jenë praktikantë vullnetarë të saj në Këndet Informuese dhe të ndihmojnë në realizimin e aktiviteteve të ndryshme. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi që të mësojnë më shumë rreth punës që bënë QZHK, të kontribuojnë në realizimin e aktiviteteve të Qendrës, të ndihmojnë informimin e studentëve tjerë me shërbimet që ofrohen për ata gjatë panaireve, takimeve, konferencave etj.
Për të diplomuar që ka nevojë për informata rreth mundësive të punësimit…
Për studentët e diplomuar në Universitetin e Prishtinës ne organizjmë aktivitete me qëllim të ndërlidhjen e tyre me tregun e punës, shkembimin e pervojave model të cilat inspirojnë të rinjët dhe promovimin e tyre te punëdhënësi përmes Asosacionit të të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “. Qendra për Zhvillim të Karrierës ka bashkëpunim të thellë me Shoqatën e Alumni të Universitetit të Prishtinës në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në edukimin dhe orientimin në karrierë të studentëve të UP-së.
Për studentët e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, po ashtu QZhK ofron trajnime për mënyrat e përgatitjes së CV-së, letrës motivuese, këshilla për intervistë pune, informata për mënyrat e qasjes ndaj tregut të punës, trajnime për zhvillimin e shkathtësive që kërkon tregu i punës, informim për aktivitete të ndryshme përmes internetit (e-mailit, ueb faqes), E-Karriera, Platformës Virtuale dhe Facebook-ut.
Të diplomuarit kanë mundësi që përmes neve të informohen për mundësi të ndryshme punësimi, të marrin pjesë na takime të ndryshme me punëdhënës, të kontaktojnë më lehtë me punëdhënësit, të informohen për mundësi të ndryshme studimi jashtë vendi, të njoftohen për konferenca, seminare, punësime sezonale, shkolla verore që ofrohen për ata, etj.
Për punëdhënës që është i interesuar për punësimin e studentëve e të diplomuarve…
Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës ka kënaqësinë që të bashkëpunojë me gjithë punëdhënësit vendor, rajonal dhe global. Qëllimi jonë është shtrirja e rrjetin të bashkëpunimit duke vendosur kontakt me punëdhënës të ndryshëm nga fusha të ndryshme.
Ne ju ofrojmë:
- shpalljen e njoftimeve për vende të lira të punës, punëve me orar të shkurtuar dhe praktikës për studentë;
- promovimin e kulturës së punës dhe vlerave profesionale të kompanisë suaj;
- ndërlidhjen me studentë dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës;
- mundësi për rekrutim më të lehtë të stafit të trajnuar në qendrën tonë;
- pjesëmarrje në punëtori dhe tryeza të rrumbullakta me tema të ndryshme;
- vendosjen e ueb faqes suaj si vegzë në faqen tonë të internetit;
- pjesëmarrje në Panairin Virtual të Karrierës të Universitetit të Prishtinës;
- mbështetje në krijimin e imazhit të kompanisë suaj.
Postimi i konkurseve të ndryshme
Qendra për Zhvillim të Karrierës informon studentët për vende të lira të punës, punëve me orarë të shkurtuar dhe praktikës për studentë përmes formave të ndryshme të informimit. Njoftimet tuaja për studentë të cilat i pranojmë në email-in tonë i postojmë në Platformën Virtuale të Karrierës, në Aplikacionin online për telefonat e mençur, në Platformën E-Karriera në të cilë kanë qasje të gjithë studentët e UP-së, në ueb faqen e Shoqatës dhe po ashtu dërgohen në emailat e studnetëve përmes Këndeve Informuese të QZhK-së të vendosura në të gjitha njësitë akademike.
Biseda rreth karrierës
Organizojmë takime midis punëdhënësve dhe studentëve me qëllim të krijimit të lidhjeve mes studentëve dhe tregut të punës. Punëdhënësit kanë mundësi që të paraqesin programet konkrete që kanë për studentë.
Bashkëpunim me fakultetet përkatëse
Dëshironi bashkëpunim me fakultete përkatëse dhe studentë të departamenteve përkatëse? Ne ju mundësojmë që t’i vendosni kontaktet. Jemi të hapur për bashkëpunim në organizimin e prezantimit të kompanisë suaj në fakultetet me profil të veçantë, në bashkëpunim me njësinë përkatëse akademike.
Rrjetizimi me punëdhënës të ndryshëm
Qendra për Zhvillim të Karrierës organizon punëtori dhe tryeza të rrumbullakta me punëdhënës të ndryshëm rreth temave që kanë të bëjnë me ndërrmarësinë, tregun e punës, punën praktikë të studentëve, kriteret e punësimit me qëllim të ofrimit të mundësisë për kontribuim nga ana e punëdhënësve në përshtatjen e kurrikulave me tregun e punës.
Të dhënat tuaja në ueb faqen tonë
Sstudentët dhe të diplomuarit kanë mundësi që të vizitojnë platformat tona online duke klikuar vegzat përkatëse të kompanisë suaj. Na dërgoni të dhënat e juaja dhe ne do të krijojmë profilini tuja të veçantë. Në këtë mënyrë, kompanitë përfitojnë promovimin më të lehtë të shërbimeve tek studentët kurse studentët përfitojnë qasje më të lehtë në të dhënat tuaja.
Çmimorja e PVK-së, dhe forma të tjera te gjenerimit të të hyrave në kodin e QZhK-së (shkarko dokumentin)
Përfaqesues të tregut të punës, ftohen të realizojnë pagesat e tyre në linkun nderlidhes:
http://notimi.uni-pr.edu/fletepagesatonline
Për stafin e fakulteteve të UP-së që dëshirojnë të këshilla akdemike, udhëzime dhe konsultime…
Qendra synon të bashkëpunojnë me stafin akademik dhe administrativ të UP-së në kryerjen e aktiviteteve të ndryshme si:
● Ofrimin e sesioneve të këshillimit për zhvillim në karrierë, ofrimi i udhëzimeve dhe konsultimeve…
● Ligjerata për studentët nga profesorë të huaj - nga fusha të ndryshme për të cilat paraqitet nevoja;
● Alumni prezantime - ngjarje në cilat janë të përfshirë ish-studentët e UP-së, të cilët studentëve të tanishëm mund t’i ofrojnë një pasqyrë të fushës me të cilën merren ose në të cilën kanë qenë të angazhuar para diplomimit, shkëmbim përvojash mes studentëve;
● Sigurim i informatave të ndryshme rreth studentëve;
● Konferenca dhe tryeza të rrumbullakta me punëdhënës të ndryshëm rreth temave që kanë të bëjnë me ndërrmarësinë, tregun e punës, punën praktikë të studentëve, kriteret e punësimit me qëllim të ofrimit të mundësisë për kontribuim nga ana e punëdhënësve në përshtatjen e kurrikulave me tregun e punës.
Vizitor që kërkon informata rreth Qendrës dhe që dëshiron të ndihmojë punën tonë…
Na vizitoni ose na kontaktoni, jemi të hapur për bashkëpunim. Gjatë takimit tonë do të mund të diskutojmë për mundësitë e bashkëpunimit.