Rreth QZhK-së
Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës është hapur zyrtarisht në prill të vitit 2007 si projekt i OSBE-së, përderisa nga janari i vitit 2009 funkcionon si njësitë i Zyres për Zhvillim Akademik në Universitetin e Prishtinës.
Qëllimet e Qendrës
Qëllimet e Qendrës për Zhvillim të Karrierës janë t’i ndihmojë studentët e UP-së në zhvillimin e njohurive dhe shkathësive të cilat do t’i ndihmojnë gjatë punësimit, t’i ndihmojë studentët në fitimin e përvojës së punës gjatë studimeve që të kuptojnë më shumë për ( rreth ) botën e tregut të punës si dhe të ofrojë këshilla dhe informata për maturantët rreth studimeve në UP.
Këtë e arrijmë duke u mundësuar atyre qasje në informatat më të reja për studime, trajnime, seminare, ligjerata, aktivitete të ndryshme si dhe informata për vende të lira pune dhe pune praktike.
Qëllimet e QZHK- së janë:
- puna në zhvillimin e aftësive, njohurive dhe shkathtësive të cilat janë kyçe për procesin e punësimit të studentëve dhe të diplomuarve;
- ofrimi i shërbimeve të digjitalizuara për edukim, këshillim, zhvillim dhe orientim në Karrierë.
- ofrimi i ndihmës studentëve dhe të diplomuarve të UP-së që të vinë deri tek informacioni për mundësitë e arsimimit shtesë, mundësitë e punës praktike dhe aktiviteteve të ndryshme;
- të qenit objektiv dhe të besueshëm kur studentëve tanë i ofrojmë këshilla dhe udhëzime për procesin e përzgjedhjes së mundësive për zhvillimin e karrierës si dhe përgatitjen e zbatimin e planeve reale për zhvillimin e karrierës;
- organizimi i punëtorive, seminareve, tryezave të ruumbullakëta, konferencave, bisedave dhe prezantimeve të punëdhënësve, me qëllim që studentët ta kuptojnë më mirë botën e punës dhe t’i zotërojnë shkathtësitë që janë të nevojshmë për organizimin dhe planifikimin e suksesshëm të karrierës personale;
- bashkëpunimi me fakultetet e Universitetit të Prishtinës për zhvillimin profesional të studentëve dhe karrierës së tyre;
- ofrimi i shërbime për kompanitë si prezantimin e ofertave të tyre për punë para të diplomuarve dhe biseda me këta ofertues;
- të punuarit në avansimin e efikasitetit të Qendrës për Zhvillim të Karrierës dhe edukimin e studentëve, përmirësimi i efikasitetit tonë për t’iu përgjigjur nevojave tjera të studentëve dhe punëdhënësve.
Roli i Qendrës
Roli i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është që të jetë ndërmjetësues mes studentëve, fakulteteve dhe kompanive duke patur si qëllim forcimin e lidhjeve bashkëpunuese dhe ngritjen e nivelit të përgatitjes së studentëve për tregun e punës.
Ekzistenca e QZHK-së në Universitetin e Prishtinës shënon një arritje të madhe të këtij institucioni të arsimit të lartë për zhvillimin personal dhe profesional të studentëve për tregun e punës. Gjatë punës sonë kemi thelluar bashkëpunimin mes UP-së dhe punëdhënësve, kemi ndihmuar studentët të punësohen dhe të fitojnë kulturë pune gjatë kryerjes së praktikës në kompani të ndryshme, kemi ndihmuar maturantët të kuptojnë më shumë rreth programeve të studimit dhe mundësive tjera që ofron UP për zhvillim profesional të tyre, etj. Ne ekzistojmë për mirëqenien e studentëve në tregun e punës… sepse karriera e tyre fillon tek ne!
Stafi
Shkumbin Tafilaj
Këshilltar për Karrierë - Career Advisor
Zyra për Zhvillim Akademik - Academic Development Office
Qendra për Zhvillim të Karrierës - Career Development Centre
Universiteti i Prishtinës - University of Prishtina
Republika e Kosoves - Republic of Kosovo
T.+381 38 248 925
M. +377 44 209 832
W: http://pvk.uni-pr.edu/
E: [email protected]
Ofron shërbime për edukim dhe orientim në karrierë për fakultetet:
Fakulteti Filozofik
Fakulteti i Filologjisë
Fakulteti Juridik
Fakulteti Ekonomik
Fakulteti i Mjekësisë
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
Fakultetit i Edukimit Fizik dhe Sportit
Elmedina Nikoçeviq - Kurti
Këshilltare për Karrierë - Career Advisor
Zyra për Zhvillim Akademik - Academic Development Office
Qendra për Zhvillim të Karrierës - Career Development Centre
Universiteti i Prishtinës - University of Prishtina
Republika e Kosoves - Republic of Kosovo
T.+381 38 248 926
M. +377 44 84 54 04
W: http://pvk.uni-pr.edu/
E: [email protected]
Ofron shërbime për edukim dhe orientim në karrierë për fakultetet:
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Fakulteti i Arteve
Fakulteti i Edukimit