QZHK

Qendra për Zhvillim të Karrierës është hapur në prill të vitit 2007. Misioni i saj është t’u ofrojë studentëve dhe të diplomuarve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumentëve profesionale në fushen e  karrierës dhe udhëzimit në karrierë si dhe ofrimi i këshillave akademike, udhëzimeve dhe konsultimeve për stafin e fakulteteve. Përfituesit e shërbimeve të QZhK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e  UP-së, punëdhënësit, fakultetet dhe organizatat tjera.

Komponentat

  • Informimi
  • Këshillimi
  • Trajnimet
  • Ndërmjetësimi me punëdhënësin
  • Hartimi i dokumenteve për edukim dhe orientim në karrierë