Accreditation and Reaccreditation Process

Procedurat për vlerësim institucional
Procedurat për akreditim institucional në vete ngërthejnë një mori hapash dhe procedurash të cilat janë të rregulluara me Rregullore. Bartës i procesit është Rektori i Universitetit, ku i delegon përgjegjësitë te grupi punues.

Organizimi dhe procesi i vlerësimit për (ri)akreditim Institucional është paraqitur në diagramin e mëposhtëm:
 

 

Procesi i vlerësimit për (ri)akreditim Institucional, fillon 10 muaj para dorëzimit të aplikacioneve për (ri)akreditim Institucional në AKA. Inicimi për (ri)akreditim Institucional procedohet nga Zyra për Zhvillim Akademik përmes Prorektorit/es për Zhvillim dhe Cilësi tek Rektori i Universitetit.
Sipas rregulloreve në fuqi të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, drafti i parë i Raportit të Vetëvlerësimit (RVV), nga grupi punues, duhet të jetë i gatshëm së paku 5 muaj para afatit të aplikimit në AKA. Kjo me qëllim që drafti të mund të shqyrtohet dhe komentohet edhe nga kolegjiumi i dekanëve dhe organet e Universitetit, por edhe të garantoj transparencë të plotë të procesit.
Procesi i përgatitjes për (ri)akreditim Institucional është i ndarë në dy faza.

  • Faza e parë, përfshinë hapat deri tek dorëzimi i aplikacioneve për (ri)akreditim  Institucional, deri më datë 30 tetor, që përfshinë vlerësimin dhe përgatitjen e brendshme për (ri)akreditim Institucional.
  • Faza e dytë, përfshinë hapat pas dorëzimit të aplikacioneve për (ri)akreditim, e që përfshinë  datat pas 30 tetor, ashtu siç është e paraparë me Udhëzim Administrativ të AKA-së.  

Procedurat për vlerësim të programeve të studimit
Universiteti përgatit programe sipas standardeve të kërkuara nga AKA ku rezultatet e të mësuarit të programeve studimore janë në përputhje me kornizën kombëtare të kualifikimeve dhe Kornizën për Kualifikimet Evropiane të Arsimit të Lartë dhe si të tilla janë objekt i vlerësimit të jashtëm.
Për të siguruar standarde të larta, Universiteti ka përpiluar Udhëzuesin për hartimin e Syllabuseve në përkrahje të ekspertëve ndërkombëtar austriak. Në hartimin e programeve të studimit gjithashtu përfshihen trupat këshillëdhënës dhe të diplomuarit e Universitetit.  
Sistemi dhe procedurat e zhvillimit të kurrikulave, kryesisht, janë të zhvilluara dhe adaptuara nga modelete Universiteteve Evropiane, bazuar në sistemin e Bolonjës.
Organizimi dhe procesi i vlerësimit për (ri)akreditim të programeve është paraqitur në diagramin e mëposhtëm:

Përgjegjësit dhe bartësit të procesit për vlerësim të programeve të studimit dhe përgatitjes për proces të (ri)akreditimit janë të ndarë në dy nivele.

Në nivel institucional:

  • Senati
  • Menaxhmenti i UP-së,
  • Komisioni i Studimeve,
  • Komisioni Qendror për Sigurim të Cilësisë,
  • Zyra për Zhvillim Akademik,
  • Zyra për Çështje Akademike.

Në nivel të Njësisë Akademike (NjA):

  • Këshilli i Njësisë Akademike,
  • Komisioni i Studimeve në nivel të NjA-së,
  • Menaxhmenti i NjA-së,
  • Departamenti përkatës,
  • Koordinatori për Zhvillim Akademik në NjA.

Procesi i përgatitjes për (ri)akreditim të programeve në nivel të NjA-së është paraqitur në diagramin e mëposhtëm.