Development of Curricula
Zhvillimi i një program studimor efektiv është një proces i vazhdueshëm dhe ciklik. Procesin e bën më të fuqishëm kur bëhet:
1. Vlerësimi i programit ekzistues
2. Hartimi i një programi të përmirësuar/respektivisht të programit të ri
3. Zbatimi i një programi të ri
4. Vlerësimi i programit të rishikuar.
Në shumë Universitete procesi për zhvillim të kurrikulit e kryejnë në mënyrë të planifikuar dhe sistematike. Formulimi i një programi të studimit nuk duhet të shihet si kulm i procesit të zhvillimit të kurrikulit, por më shumë si një hap thelbësor dhe proces i vazhdueshëm për zhvillimi të kurrikulit.
Andaj, përmes prorektorit për Zhvillim të Cilësisë, Zyra për Zhvillim Akademik përkrah reformat në Universitet dhe kontribuon në ngritje të kapaciteteve në UP me qëllim të arritjes së parimeve të Bolonjës dhe trendëve të Arsimit të Lartë Evropiane. Zyra për Zhvillim Akademik organizon trajnime për kurrikula dhe cilësi me qëllim të zhvillimit të mekanizmave për vlerësim të brendshëm duke u bazuar në linjat vepruese të Bolonjës.