Platforma Virtuale e Karrierës

pvk.uni-pr.edu

“Lidhu me tregun e punës“

PVK është Platforma Virtuale e Karrierës, në të cilën studentët dhe të diplomuarit mund të jenë pjesëmarrës në Panairin Virtual të Karrierës. Përmes qasjes së hapur on-line, naviguesit mund të njoftohen me Institucione,  Kompani, dhe Organizata, duke klikuar në Sektoret: Bankar, Financiar, Teknologji Informative, Inxhinieri, Arkitekturë, Dizajn, Konsultime dhe Edukim. Përmes biz – formes, ju do të komunikoni në kohë reale drejtpërdrejtë me departamentet e burimeve njerëzore të institucioneve, kompanive dhe organizatve, pjesëmarrëse në PVK.

PVK, ofron informata rreth: Edukimit dhe Orientimit në Karrierë, Informata për maturant, Këshilla për studentë, Informata të përgjithshme rreth PVK-së.

Sherbimet on-line të QZhK-së, janë pa pagesë për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.