Hapet konkursi për pranimin e studentëve në studimet master

15 Shtator 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2023-24.

Në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2418 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 29 shtator 2023, në orën 16:00.

Njoftim i rendësishëm për të interesuarit për aplikim në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit