Studimet themelore / baçelor

Universiteti i Prishtinës, bazuar në rekomandimet e Procesit të Bolonjës, ofron studime në tri cikle:

  1. 1.Studimet themelore - baçelor; 
  2. Studimet master; shkencore dhe profesionale (të diplomuarit në master profesional nuk mund të regjistrohen në studimet e doktoratës shkencore);
  3. Studimet e doktoratës.

Në fusha të caktuara ofrohen edhe programe të integruara.

  • Universiteti ofron programe të studimeve në 14 njësi akademike, ku përfshihen: 
  • Shkencat sociale dhe humane; 
  • Shkencat e edukimit; 
  • Shkencat teknike dhe të inxhinierisë; 
  • Shkencat natyrore, matematike dhe bioteknikë; 
  • Mjekësi, veterinari; 
  • Arte;
  • Ekonomi;
  • Drejtësi. 

Studimet themelore - baçelor zgjasin tre (3) ose katër (4) vjet dhe kërkojnë 180, respektivisht 240 ECTS kredi. Me përfundimin e suksesshëm të studimeve themelore - baçelor fitohet titulli "Baçelor i shkencës" apo "Baçelor i arteve".  

Kriteret unike për organizimin dhe kushtet e regjistrimit në studime, kushtet e regjistrimit të vitit akademik, kohëzgjatja e studimeve, ndërrimi i programit të studimeve, procedura nga paraqitja e kërkesës, elaborimi deri në mbrojtjen e punimit të diplomës baçelor, si dhe çështjet tjera të rëndësishme për studimet themelore - baçelor janë të rregulluara me Rregulloren për Studime Themelore, të cilën mund ta gjeni duke klikuar KËTU.