Hysen Bytyçi zgjidhet prorektor për zhvillim dhe cilësi në Universitetin e Prishtinës
Prof. Dr. Hysen Bytyçi është zgjedhur prorektor për zhvillim dhe cilësi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, mbajtur me datë 08/06/2017.

Para se prof. Bytyçi të zgjidhej prorektor, ai mbante pozitën e këshilltarit të Rektorit të UP-së, prof. dr. Marjan Dema. 
Profesor Bytyçi karrierën akademike e nisi në vitin 2002, fillimisht duke u zgjedhur asistent mësimor për një grup lendesh nga fusha e shkencave animale. Së fundi, në janar të vitit 2017, Bytyçi fitoi thirrjen akademike “profesor i rregullt”. 
Prorektori Bytyçi ka një numër të madh të publikimeve shkencorë dhe profesionale, është bashkautor librash dhe i një numri të konsiderueshëm të publikimeve tjera në fushën e tij. Për më tepër, konsultoni CV-në e tij duke klikuar në linqet e mëposhtme.

CV - Shqip

CV - English

Instagram
Kontakti