Kosova shfaqet suksesshëm në Atlasin e Florës së Evropës
Kosova shfaqet suksesshëm në Atlasin e Florës së Evropës (Atlas Florae Europaeae, volumi 17) botuar në Helsinki në fillim të vitit 2018. Kjo është arritur falë punës së suksesshme të Elez Krasniqit, profesor i “Florës dhe Vegjetacionit” në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina.”

Për këtë paraqitje të suksesshme të vendit tonë, profesori Krasniqi falënderon përzemërsisht sekretariatin e komitetit për hartografimin e Florës së Evropës, i cili përbehej nga: Pertti Uotila, Arto Kurto and Aleksander Sennikov.

Atlas Florae Europaeae (AFE) është një program afatgjatë për hartimin e shpërndarjes së bimëve vaskulare në Evropë. Projekti është lansuar në vitin 1965 si një përpjekje për bashkëpunim ndërmjet botanistëve evropianë. Që atëherë në Muzeun Botanik të Muzeut të Historisë Natyrore Finlandeze në Helsinki u krijua Sekretariati i tij.

Për të kaluar tek atlasi, klikoni linkun në vijim: https://www.luomus.fi/en/atlas-florae-europaeae-afe-distribution-vascular-plants-europe