Erasmus+ në "University of Applied Sciences and Arts”, Dortmund të Gjermanisë
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në "University of Applied Sciences and Arts”, Dortmund të Gjermanisë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror në"University of Applied Sciences and Arts", Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Fushat e mobilitetit: Arkitekturë dhe Planifikimi Urban.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor (një semestër).

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Urban në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë dy semestra.

Kohëzgjatja e bursave:
Bachelor (1 semestër, rreth 5 muaj)

Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor 800 EUR në muaj për studentët;
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;
- Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:

  1. Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  2. Certifikata e notave/Transkripta
  3. Certifikata e gjuhës angleze(Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
  4. CV (në gjuhën angleze)
  5. Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  6. Kopje e Pasaportës

Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 15 Maj 2018.

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze.

Dokumentet me titull " University of Applied Sciences and Arts - Dortmund" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail në formatin PDF. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.