OJQ “TOKA” sjellë ne kampus një hapësirë socializuese për studentët e UPHP-së
Një grup i vullnetarëve nga kampi i organizuar nga OJQ “Toka” kanë ndërtuar dy kënde për socializim në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Këto kënde socializuese, të cilat përbehen nga ulëse me tavolina dhe kontejnerë, kane për qëllim krijimin e një hapësire ku studentët mund të ulën, të kalojnë kohë dhe të shoqërohen.

Biondina Çanta, asistent-mentore e grupit të vullnetarëve, ka thënë se qëllimi i këtij projekti është sjellja e më shumë studentëve në këtë pjesë të kampusit të UP-së, sepse ajo nuk është shumë e frekuentuar dhe ka mungesë të ulëseve.

Përveç ulëseve, në këtë hapësirë janë vendosur edhe gjashtë shporta, ku në secilën prej tyre është ngjitur nga një thënie për të vetëdijesuar njerëzit që mos t’i hedhin mbeturinat në tokë, thënie këto të zgjedhura nga vullnetarët e TOKA-s.

Ky aktivitet vjen pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të UPHP-së dhe “TOKA-s” muaj më parë, projekt ky qe ka hasur ne mbështetje të madhe të menaxhmentit të UPHP-së. Memorandumi në fjalë përveç, aktiviteteve të tjera, parasheh edhe krijimin e një marrëdhënie formale midis nënshkruesve, në mënyrë që të mbështetet angazhimi i profesorëve, studentëve dhe komunitetit në implementimin projekteve të vullnetarizmit edukativ.