Erasmus + në universitetin “Eberswalde University for Sustainable Development” në Eberswalde, Gjermani
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në universitetin “Eberswalde University for Sustainable Development” në Eberswalde, Gjermani.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në universitetin “Eberswalde University for Sustainable Development” në Eberswalde, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime për një semester (Baçelor ose Master), për fushat  / programet e studimit të ofruara në University for Sustainable Development që mund të aplikoni ju lutem klikoni këtu: Call for students applications
Nivelet e mobilitetit për studentët:

  1. (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni në Eberswalde University for Sustainable Development. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve.
  2. (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni në Eberswalde University for Sustainable Development.

Kohëzgjatja e bursave:

  1. Baçelor (1 semestër, 6 muaj)
  2. Master (1 semestër, 6 muaj)

Bursat përfshijnë

  1. Kompensimin mujor (800 EUR në muaj).
  2. Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
  3. Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët

  1. Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  2. Certifikata e notave/ Transkripta 
  3. Diploma e studimeve paraprake (në rast se aplikoni për studime Master).
  4. Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  5. Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)

Ju duhet të aplikoni në Eberswalde University for Sustainable Development për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim është deri më: 18 janar 2018.

Dokumentet me titull " Eberswalde University for Sustainable Development " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]; [email protected].  

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.