Erasmus + në Philipps-Universität Marburg, Gjermani
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për shkëmbim të stafit akademik në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e stafit akademik (5+2 ditë) për mësimdhënie, minimumi 8 orë mësimdhënie

Për fushat/programet e mobilitetit kliko këtu:

http://www.uni-marburg.de/faculties-en/index_html-en?set_language=en

Bursa përfshinë:

Kompensimin 120 EUR në ditë;

Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;

Kohëzgjatja e mobilitetit:

- 7ditë (5+2)

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

CV (në gjuhën angleze)

Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit

Kontrata e punës

-  Planin për mësimdhënie (shkarko këtu)

- Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli C1) ose gjuhës gjermane (minimumi niveli B2).

*Dëshmia për njohjen e gjuhës angleze ose gjermane është e domosdoshme.

Afati për aplikim për staf akademik: 23 tetor 2017

Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg, Gjermani" duhet të dërgohen të skanuara tek:

[email protected], [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të lidhura në një dokument, në PDF.
 

Për më shumë informata mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.