Telegram ngushëllimi për Familjen Zymberi
E respektuara familje Zymberi, Me dhimbje të thellë kam pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit, profesorit dhe njërit nga studiuesit më të spikatur të leksikologjisë dhe të dialektologjisë së gjuhës shqipe, prof. dr. Abdullah Zymberi.

Profesor Zymberi me punën dhe me veprën e tij, ka lënë gjurmë të përjetshme në shoqërinë kosovare. E për këtë, emri i tij do të kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që e ka dhënë si profesor në Fakultetin e Edukimit në Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe në veprimtaritë e tjera të tij.

Ndaj dhimbjen me familjen Zymberi!
Pushoftë në paqe shpirti i tij!

Prof. dr. Marjan Dema
Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Instagram
Kontakti