Universiteti i Prishtinës organizon Konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte në datat 4-5 maj 2023

03 Maj 2023
SHARE

Në kuadër të projektit “Rritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)”, mbështetur nga Erasmus +, me fonde nga Bashkimi Evropian, Universiteti i Prishtinës organizon “Konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte” – ICNA-STA”. Konferenca është bashkëorganizuar me një sërë universitetesh dhe institucionesh të arsimit të lartë vendas dhe ndërkombëtar. Synimi është që të krijohet një platformë që bashkon stafin akademik ndërkombëtar dhe kosovar, hulumtuesit, studentët, bizneset dhe palët e tjera të interesuara vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të shkëmbimit të përvojave të tyre shkencore, praktikave më të mira dhe të nxitjes së bashkëpunimit në fushat përkatëse.

Përveç kësaj, konferenca synon të krijojë një mjedis miqësor ku grupet e komunitetit të studiuesve nga fusha të ndryshme mund të përdorin qasje ndërdisiplinore dhe inovative për të lidhur kërkimin me zhvillimin ekonomik. Përmes sesioneve plenare, prezantimeve gojore dhe prezantimeve me poster, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mendime, të prezantojnë ide dhe njohuri praktike, të cilat do të jenë një mundësi e veçantë, sidomos për kolegët e rinj. Gjuha e konferencës do të jetë anglishtja.

Agjenda e plotë e konferencës paraqitet në vijim.

CONFERENCE PROGRAM - 4 May

CONFERENCE PROGRAM - 5 May

Për më shumë informata vizitoni linkun në vijim: https://researchcult.net/conference/icna-sta-scientific-conference-2023/