Prof. asoc. dr. Albulena  Blakaj

Prof. asoc. dr. Albulena Blakaj

Prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar

Nr.kontaktues:

+383 38 244 183

Prorektore nga 15 Tetor 2020. Është profesoreshë e asocuar në Fakultetin e Filologjisë, në  departamentin  e  Gjuhës  dhe  Letërsisë  Gjermane.  Studimet  bazike,  ato  te magjistraturës  dhe  të  doktoratës  i  ka  përfunduar  në  Fakultetin  e  Filologjisë  nëUniversitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve, ajo është shpërblyer me bursa të ndryshme, kryesisht  nga  DAAD  për  qëndrim  studimor  në  universitetet  gjermane.  Nga  DAAD  ka fituar  bursë  edhe  gjatë  studimeve  të  doktoratës  dhe  ka  qëndruar  për  hulumtim  në Universitetet  Humboldt  dhe  Freie  Universität në  Berlin.  Ka  ushtruar  funksione  të ndryshme  menaxheriale  si  sekretare  e  departamentit,  Prodekane  për  shkencë  dhe bashkëpunim ndërkombëtar në F. e Filologjisë, Anëtare e Bordit Drejtues të Qendrës së Studentëve. Ka përvojë 24 vjeçare në procesin mësimor në Arsimin e Lartë. Fusha e saj e  interesit  dhe  ajo  e  hulumtimit  shkencor,  është  e  lidhur  me  letërsinë  gjermane  e krahasimtare,  receptimin e  shkrimtarëve e letërsisë gjermane në kulturën  shqiptare, përkthimin dhe mësimdhënien. Ka botuar një numër të konsiderueshëm të punimeve në  revista  shkencore.  Ka  publikuar  një  monografi  me  titullin  Goethe  (Gëte)  dhe receptimi i tij në kulturën shqiptare. Ka udhëhequr projekte të mobilitetit ndërakademik ERASMUS  +  si  pjesë  e  punës  së  saj  si  Prodekane  për  shkencë  e  bashkëpunim ndërkombëtar si dhe ka qenë përgegjëse për implementimin e tyre. Nga 2002 është angazhuar  nga MASHT‐i  si  eksperte  për  shumë  çështje  që  kanë  të bëjnë me  gjuhën gjermane në Kosovë.

PËRVOJA AKADEMIKE

  • 1996‐1999 Bashkëpunëtore profesionale në Fakultetin e Filologjisë
  • 1999‐ 2013 Asistente në Fakultetin e Filologjisë
  • 2013‐2020 Prof. Asistent në Fakultetin e Filologjisë
  • 2020‐ aktualisht Prof. Asocuar në Fakultetin e Filologjisë

PËRVOJA MENAXHERIALE

  • 2001‐ 2007, Sekretare e departamentit
  • 2003 – 2005, Anëtare e Bordit Ekzekutiv të Qendrës së Studentëve të UP‐së
  • 2016‐ 2020, Prodekane për shkencë dhe bashkëpunim ndërkombëtar në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë

EDUKIMI

  • 1980‐1988Shkolla Fillore ‘Faik Konica’, Prishtinë
  • 1988‐1992Gjimnazi ‘Sami Frashëri”, Prishtinë
  • 1992‐1996Fakulteti i Filologjisë, UP, Prishtinë
  • 2008‐2012Doktorata, Fakulteti i Filologjisë, UP, Prishtinë