Prof. dr. Kurtesh  Sherifi

Prof. dr. Kurtesh Sherifi

Prorektor për kërkime shkencore

Nr.kontaktues:

+383 38 244 183

Prorektor për shkencë nga 15 Tetori 2020. Është profesor i  rregullt në Fakultetin e  Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV), në departamentin e Mjekësisë Veterinare. Studimet  bazike i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor  I Tiranës në vitin 1998. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin e Lirë të Berlinit  (Gjermani)  në  vitin  2005.  Ka  qenë  fitues  i  bursës  nga  Shërbimi  Akademik Gjerman  për  Këmbim  të  Kuadrove  (DAAD)  në  periudhën  2001‐2002.  Ka  ushtruar  funksionin  e  shefit  të  departamentit  të  Mjekësisë  Veterinare  në  FBV,  senator  i  Universitetit të Prishtinës në vitin 2016‐2020 dhe anëtar i këshillit të doktoratës në FBV.  Ka  përvojë  14  vjeçare  në  procesin  mësimor  në  Arsimin  e  Lartë,  në  fushën  e  kërkimit  shkencor  dhe  projekte  ndërkombëtare.  Ka  të  publikuara  dhjetra  punime shkencore  në  revista  kredibile  ndërkombëtare.  Ka marrë  pjesë  në  disa  konferenca ndërkombëtare  dhe  kombëtare.  Ka  udhëhequr  dhe  kordinuar  disa  projekte  hulumtuese me karakter shkencor dhe profesional, si dhe ka të realizuara mobilitete  në formë të trajnimeve dhe punëtorive në institucione akademike dhe shkencore në vende të BE dhe SHBA.

PËRVOJA AKADEMIKE 

  • 2007‐2012   Prof. Asistent në FBV‐UP 
  • 2012‐2018   Prof. Asocuar në FBV‐UP 
  • 2018‐ tani   Prof. i Rregullt në FBV‐UP 

PËRVOJA E PUNËS 

  • 1999‐2001 Mjek Veteriner, Klinika dhe Farmacia Veterinare “FAUNA”, Gjilan 
  • 2005‐2007 Drejtor ekzekutiv, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës 
  • 2008‐2009 Këshilltar i Ministrit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural 
  • 2011‐2013 Anëtar i Këshillit Shkencor, Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë 
  • 2016‐2020 Senator, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
  • 2018‐ tani  Prof. i Rregullt në FBV‐UP 

EDUKIMI 

  • 1981‐1989   Shkolla Fillore “Ramiz Cernica”, Cernicë, Gjilan 
  • 1989‐1993   Shkolla e Mesme, Gjimnazi “Zenel Hajdini”, Gjilan 
  • 1993‐1998   Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, UBT, Tiranë 
  • 2001‐2005   Doktorata në Universitetin e Lirë të Berlinit (Gjermani)