Prof. dr. Mihane  Berisha

Prof. dr. Mihane Berisha

Prorektore për buxhet dhe financa

Nr.kontaktues:

+383 38 244 183

Është profesore e rregullt në Fakultetin Ekonomik, në departamentin Menaxhment dhe Informatikë.  Studimet bazike i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1983.  Studimet e magjistraturës i ka përfunduar në vitin 1991, kurse ato të doktoratës në vitin 2001 në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti Ekonomik). Ka përvojë të punës 37 vjeqare, prej të cilave 34 vite në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Fakultetin Ekonomik, ku filloi si Asistente Praktikante në vitin 1986 dhe ku është pjesë e Departamentit: Menaxhment dhe Informatikë. Ka qenë antare e Komisionit Këshillëdhënës të Rektorit të Universitetit të Prishtinë për verifikimin, zjedhjen, rizgjedhjen dhe avancimin e stafit akademik sipas konkurseve publike të shpallura nga Universiteti i Prishtinës (vitet 2016‐2020). Përveç angazhimit të saj akademik, ka njohuri dhe përvojë të punës në fushën e çështjeve gjinore dhe ka qenë pjesë e disa projekteve dhe hulumtimeve shkencore.  Ishte ideatore dhe menaxhere e projektit të parë të statistikave gjinore në Kosovë “Women and Men in Kosovo” 2013. Është autore dhe bashkëautore e disa punimeve shkencore të botuara në revista shkencore ndërkombëtare dhe vendore dhe kapituj të librave ndërkombëtar. Ka të cituara punimet shkencore nga autorë të ndryshëm ndërkombëtar në disa gjuhë botërore, ka dhënë kontribut në themelimin e numrit të parë të revistës shkencore ndërkombëtare: International Journal of Innovation in the Digital Economy (IJIDE), Vol.1.No1., 2010, ka të botuara disa libra nga fusha e informatikës së aplikuar dhe ka kontrolluar (Blind Review Papers) disa punime shkencore të autorëve të huaj të cilat janë botuar në revista shkencore ndërkombëtare.

Gjithashtu, ka marr pjesë në disa konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare.

PËRVOJA AKADEMIKE  

  • 1986 ‐ 1991   Asistente praktikante në Fakultetin Ekonomik ‐ UP
  • 1986 ‐ 1991   Asistente Praktikante në Fakultetin Ekonomik ‐ UP
  • 1991 ‐ 2001   Asistente në Fakultetin Ekonomik ‐ UP
  • 1996 ‐ 2001   Asistente Ligjëruese, në Fakulteti Ekonomik ‐ UP
  • 2001 ‐ 2008   Prof. Asistente në Fakultetin Ekonomik ‐ UP 
  • 2008 ‐ 2013   Prof. e Asocuar në Fakultetin Ekonomik ‐ UP 
  • 2013 ‐ tani     Prof. e Rregullt në Fakultetin Ekonomik ‐ UP 

PËRVOJA  E PUNËS 

  • 1983 – 1986    Zyrtare për financa dhe kredi, KEK. 
  • 2000 – 2009    Research Assistant dhe NPO, Zyra për Çështje Gjinore, UNMIK. 
  • 1986 ‐ tani       Mësimdhënëse, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës.

EDUKIMI 

  • 1966‐1974   Shkolla Fillore, “Emin Duraku, Prishtinë. 
  • 1974‐1978   Shkolla e Mesme – Gjimnazi “Ivo Llolla Ribar”, Prishtinë. 
  • 1978‐1983   Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Kosovës, Prishtinë.